Tani, sipas një raporti të kohëve të fundit thuhet se Sony mund të përfundojë konsolën e re – modelin PlayStation 4, brenda 18 muajve të ardhshëm, edhe pse kompania Sony ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
Sony fillimisht kishte një plan jetëgjatësie 10 vjeçare për gjeneratën e tretë të konsolës së saj – PlayStation 3, e cila u paraqit zyrtarisht në Japoni në vitin 2006.
Nëse kompania ende e ka të mbërthyer planin e saj 10 vjeçar, ne ndoshta nuk do të shohim lansimin e PS4 deri në vitin 2016. / Telegrafi /