Telegrafi

Playstation 4 do të kushtojë 399 dollarë

Lajmi për debutimin e Playstation 4 në tregun global është bërë i ditur sot në mëngjes, në një konferencë për media të mbajtur nga njësia e lojërave në kompaninë Sony. 

Përveç detajeve për kohën e debutimit në treg të Playstation 4, Sony ka dhënë edhe çmimin e konsolës për tregun amerikan, ku gjenerata e re e konsolës së kompanisë do të shitet për 399 dollarë, ndërsa nuk dihet se a do të vlejë çmimi i njëjtë edhe për Evropë.

Së fundmi, Sony kishte njoftuar jo-zyrtarisht se përmes para-porosive ka arritur të shesë mbi 1 milionë njësi të konsolës së re. / Telegrafi /