Telegrafi

PlayBook për 300 dollarë

Ky veprim blerësve në SHBA do të ju mundësoj kursimin e madje 400 dollarëve nëse vendosin të blejnë PlayBookun me kapacitetin më të lartë, 64-gigabajt (i cili patjetër se do të jetë zgjidhja primare e blerësve, derisa të ketë të tillë në stoqe). Gjithashtu, çmimet janë ulur edhe në tregun britanik, por jo në një masë kaq të madhe – modeli 16-gigabajtësh tani mund të blihet për 170 funt, ai 32-gigabajtësh për 200, ndërsa ai 64-gigabajtësh për 330 funt.

Analistët këtë veprim të RIM e karakterizuan si të një kompanie të dëshpëruar. Sipas pritjeve, PlayBook 2.0 pritet të paraqitet gjatë muajit shkurt. /Telegrafi/