Site icon Telegrafi

PlayBook OS 2.0 javës që vjen

Jozyrtarisht për fillimin e distribucionit të PlayBook OS 2.0 theksohet data 21 shkurt, e qysh tani është në dispozicion edhe versioni i ri i aplikacionit BlackBerry Desktop Software (versioni 7), i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë i domosdoshëm për kryerjen e mbindërtimit të sistemit operativ për tablet.

Risitë më të rëndësishme në PlayBook OS 2.0 patjetër se janë aplikacionet native për e-mail, kalendarin dhe kontaktet. Aplikacioni e-mail do të ketë inboxin e thjeshtë për postën elektronike dhe mesazhet, derisa kalendari mundëson organizimin më të shpejtë dhe theksimin e datave me numrin më të madh të detyrave me rritjen e thjeshtë të fontit të ditës. Aty është edhe tastiera e re virtuale që ka opsionin e korrigjimit automatik dhe propozimit të fjalëve, e të tri aplikacionet e përmendura kanë të integruar mundësinë e ndërlidhjes me rrjetat shoqërore Faceboo, Twitter dhe LinkedIn.

PlayBook OS 2.0 shfrytëzuesve do të ua mundësoj edhe nisjen e aplikacioneve të caktuara të punuara për Android, derisa më shumë detaje do të jenë në dispozicion pas publikimit të versionit të ri të SO. /Telegrafi/

Exit mobile version