Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka thënë se ai është i pafajshëm dhe akuzat për korrupsion në rastin e organizimit të Kupës s Botës në Katar në vitin 2022, janë të pavërteta.
Francezi 63-vjeçar është ndaluar në mëngjesin e të martës nga policia e Francës, si pjesë e disa hetimeve rreth mundësisë së marrjes së ryshfetit nga zyrtarë të Federatës së Futbollit të Katarit.
Legjenda e Juvetusit nëpërmjet avokatëve të tij ka reaguar në lidhje me lajmet që u publikuan në mediat ndërkombëtare, duke thënë se ai është i pafajshëm dhe se ato akuza nuk qëndrojnë.
“”Michel Platini, pasi shkoi në seancën dëgjimore në të njëjtën hetim në gjykatë të hapur vitin e kaluar, është vënë në nën regjimin e kujdestarisë për arsye teknike”, kanë thënë avokatët e Platinisë.
“Këshilltari i tij, William Bourdon, pohon fuqishëm se kjo nuk është në asnjë mënyrë një arrestim, por se ka shkuar si dëshmitar vullnetar ta jap deklaratën e tij”.
“Michel Platini është shprehur serioz dhe i sinqertë, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, edhe ato në lidhje me Euro 2016, por edhe me Katarin 2022”.
“Ai nuk ka asgjë për të fshehur edhe se është në dijeni të të gjitha proceseve që kanë ndodhur në UEFA po ashtu edhe në FIFA, andaj ai e konsideron veten të pafajshëm”., kanë shtuar më tej avokatët e francezit. /Telegrafi/