Telegrafi

Platini jep dorëheqje nga UEFA, i reduktohet suspendimi

Michel Platini ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të UEFA-s, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS, që ia uli dënimin me pezullim nga aktivitetet sportive në 4 vite, nga 6 që kishte vendosur FIFA.

Pas këtij vendimi Platini vendosi të mos jetë më drejtues i UEFA-s, pasi në këtë mënyrë vijon të konsiderohet fajtor për transferën e rreth 1.8 milionë eurove nga Platini në vitin 2011, një veprim që cilësohet si shkelje e etikës.

Po ashtu CAS i uli gjobën nga 80 në 60 mijë euro presidentit të UEFA-s, Platini.