Platforma e turneut ukrainas WePlay Compete, pjesë e WePlay Esports, ka nisur një seri turnesh online të esports për të mbështetur ushtrinë ukrainase.
“Luajë për Ukrainën” do të përfshijë turne në video-lojërat Dota 2 dhe League of Legends, ku të gjitha paratë e çmimeve të fituara nga lojtarët gjatë ngjarjeve do t’u dhurohen organizatave që mbështesin forcat e armatosura të Ukrainës.
Kjo iniciativë bamirësie e WePlay do të zgjasë deri në fund të pushtimit të vendit, ku do mund të marrin pjesë të gjitha vendet përveç banorëve të Rusisë dhe Bjellorusisë.
You can now play and support Ukraine at the sime time! 🇺🇦🎮
We lanched on our WePlay Compete tournament platform a charity initiative — Play for Ukraine, a series of esports Dota 2 and League of Legends (LoL) online tournaments! (+) pic.twitter.com/rPBigJg337
— WePlay Studios (@WePlay_Studios) March 18, 2022
Oleksii Nogin, shefi i turneve në WePlay Holding, tha: “Si një kompani që i ka rrënjët në Ukrainë, ne duam të mbështesim vendin tonë në këto kohë të tmerrshme. Përmes iniciativës sonë, çdo adhurues i esports mund të mbështesë Ukrainën dhe të kontribuojë në fitoren tonë të ardhshme”.
/Telegrafi/