Site icon Telegrafi

Platforma shqiptare, kusht për Zaevin të formojë Qeverinë

Platforma shqiptare është kushti që e kanë vendosur Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët për të mbështetur Zoran Zaevin që të fitojë mandati. Nga Lëvizja Besa e cila është e partia e dytë tek shqiptarët me 5 mandate të fituara thonë se janë në komunikim të përditshëm me LSDM-në, por takime zyrtare nuk kanë pasur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi komunikim të përditshëm me LSDM-në, por për momentin nuk ka takime zyrtare. I mbështesim për të formuar Qeverinë, vetëm nëse e pranojnë platformën. Ndërsa nëse do të marrim pjesë në Qeveri, atë do ta vendosim më vonë”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.

Edhe Aleanca për Shqiptarët është me të njëjtin qëndrim. Ata thonë se janë të gatshëm që t’i japin nënshkrimet për mandatarin, i cili nuk do ta refuzojë platformën e përbashkët të partive shqiptare.

Pas takimit të djeshëm të udhëheqësve të BDI-së dhe LSDM-së, nënkryetarët nuk deshën të zbulojnë se a kanë biseduar për shumicën parlamentare ose formimin e Qeverisë.  Mirëpo nga deklaratat e deritanishme të zyrtarëve të BDI-së, edhe ata nuk do ta mbështesin Zaevin, përderisa nuk ka ndonjë qëndrim për platformën e shqiptarëve./Telegrafi/

Exit mobile version