Site icon Telegrafi

Platforma për luftë kundër korrupsionit: Anti-korrupsioni të mos e fsheh pronën e funksionarëve

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit drejton apel publik deri te Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, për të cilën gjë dhe është themeluar. Platforma e vlerëson si joadekuate deklaratën e kryetarit të KSHPK, i cili javën  e kaluar lejoi vetëm qasje të pjesshme në fletën anketuese të ish kryeministrit, dhe konsideron se kjo është bërë pa bazë ligjore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Me nenin 35 të Ligjit i cili e mban titullin „Transparenca e fletës anketuese“ është e rregulluar që të dhënat nga fleta anketuese paraqesin informata të karakterit publik, përpos të dhënave të mbrojtura me ligj. Ata duhet të publikohen në ueb faqen e Komisionit shtetëror, për të gjithë personat e përmendur në nenin 33 paragrafi 1.

Platforma bën me dije se Ligji nuk përmban dispozitë me të cilën rregullohet që:
(a) fleta anketuese të hiqet nga ueb faqja e Komisionit pas ndërprerjes së funksionit;
(b)  fletat anketuese të cilat në pajtim me ligjin duhet të dorëzohen në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes së funksionit, nuk do të publikohen“, theksojnë nga Platforma.

Nga Platforma kërkojnë që Komisioni ti publikojë fletët anketuese të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe e përkujtojnë KSHPK dhe tërë opinionin publik se informatat në fletat anketuese janë të interesit publik, ndërsa nevoja për qasje ndaj këtyre informatave nuk duhet ti sqarohet apo arsyetohet askujt në veçanti./Telegrafi/

Exit mobile version