Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit thekson se pas dokumentarit të IRL për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ekzistojnë dyshime për veprim joprofesional nga Prokuroria Themelore në lidhje me këtë rast.
Nga kjo Platformë thonë se dyshimet janë rritur edhe pas faktit që Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ende i heton gjetjet për korrupsion gjatë procedurës së tenderëve në spitalin modular, edhe pse është tejkaluar afati i nenit 301 i Kodit Penal, ndërsa në opinion nuk është dhënë asnjë arsyetim.
Platforma kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit republikan Ljubomir Joveski, për shkak të veprimeve të tij në lidhje me zjarrin në spitalin modular, nga i cili jetën e humbën 14 persona.
Përfaqësuesit e organizatave qytetare, anëtare të Platformës, kanë dorëzuar edhe zyrtarisht letër me shkrim, në të cilën kërkojnë dorëheqjen e Joveskit./Telegrafi/