A do të kenë sukses partitë shqiptare që të bashkohen rreth një platforme të përbashkët me gjithsej një deputetë dhe të fillojnë negociatat me partitë maqedonase, për përmbushje të kushteve që tanimë shqiptarët i kërkojnë disa vite? Nga BDI-ja tanimë kanë paralajmëruar që pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Ali Ahmeti do të jetë iniciator i takimeve me liderët e partive shqiptare, që kanë arritur të marrin mandate gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për momentin të interesuar për këtë shpalljen e BDI-së janë vetëm nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nga Besa thonë se numrat e tyre tregojnë se janë opozitë, përderisa PDSH-ja nuk janë prononcuar.
Zulfi Adili nga “Aleance për Shqiptarët”, për idenë e bashkimit të partive shqiptare, thotë se është e tyre dhe se do të ishte mirë nëse partitë shqiptare arrijnë të bashkohen.
Për dallim nga Aleanca për Shqiptarët, nga Lëvizja Besa janë të përmbajtur. Për 24vesti, thonë se nuk besojnë në iniciativën që e ka shpallur Ali Ahmeti, dhe thonë se ai nuk ka kredibilitet për një gjë të tillë.
Kushtet e Bilall Kasamit për hyrje në qeveri janë: ridefinim i shtetit, marrëveshje me afate konkrete, jo koalicion me të dyshuarit e PSP-së, dhe thonë se të tillët ekzistojnë në BDI dhe OBRM-PDUKM./Telegrafi/