Site icon Telegrafi

I plasi bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, humb jetën polumbari në Sarandë

Një polumbar i huaj është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës pasi i ka plasur bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania polumbari ishte pjesë e ekuipazhit të një anije të huaj të ankoruar në radhë, në Portin e Sarandës.

“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version