Site icon Telegrafi

Plas skandali në SHBA, gazetarët vjedhin në aeroplanin presidencial amerikan – gota uiski, pjata, jastëkë…

Gazetarët janë zakonisht ata që zbulojnë skandalet e të fuqishmëve në Uashington, por këtë herë ata u qortuan për një veprim të pazakontë.

Një raport lajmesh ndezi pluhur në kryeqytetin amerikan , gjegjësisht vjedhja e gjësendeve në aeroplanin presidencial amerikan, “Air Force One”.

Lexo po ashtu Ja 10 fakte të cilat nuk i keni ditur për aeroplanin presidencial Air Force One (Foto)

“Për vite të tëra, gazetarët kanë marrë në heshtje gjithçka, nga uiski apo gota vere e deri te pak a shumë çdo gjë të etiketuar “Air Force One” përpara se të dalin nga aeroplani”, raporton politico.

Muajin e kaluar, Shoqata e Gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë u dërgoi një e-mail anëtarëve të saj, ku theksonte se zhdukja e artikujve nga kabina e shtypit, të cilat u morën si suvenire, nuk kaloi pa u vënë re.

Kur presidenti amerikan udhëton, ai ndiqet nga 13 gazetarë në pjesën e pasme të Boeingut të tij.

Kompanitë mediatike paguajnë që gazetarët e tyre të fluturojnë me aeroplanët qeveritarë dhe për ushqimet e pijet e shërbyera gjatë fluturimit.

Si suvenire, ekuipazhi shpërndan pako M&M me vulën dhe nënshkrimin presidencial. Syzet dhe sendet e tjera me vulën “Air Force One” mund të blihen online.

Lexo po ashtu Trump prezanton dizajnin e ri të aeroplanit presidencial "Air Force One", tregon arsyen pse kërkon ndërrimin e ngjyrës (Foto/Video)

Por, kjo nuk mjafton për shumë njerëz në aeroplan, thotë raporti i Politico, i cili raporton se disa pjata dhe enë të qelqit janë vjedhur nga gazetarët.

Megjithatë, një gazetar ia vuri veshin qortimit të shoqatës së shtypit dhe ktheu pas këllëfët e jastëkut pasi u organizua një takim midis reporterit dhe një zyrtari të medias në një park përballë Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version