Festivali evropian i muzikës, Eurovision tashmë ka përfunduar, por prapaskenat vazhdojnë të përfliten gjer aty sa që ka plasur së fundi një skandal seksual.
Në fakt, përfaqësuesja e Serbisë, Sanja Vucic, raportohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me përfaqësuesin britanik, Joe Woolford.
Sipas të përditshmes britanike,”Daily Star”, Sanja thuhet se është parë në ceremoninë e hapjes së festivalit në Stokholm të Suedisë, teksa flirton dhe më pas përfundon në dhomën e hotelit të Joet, transmeton Telegrafi.
Edhe pse Joe ka arritur t’i rezistojë sharmit të saj, siç shkruan e titullon gazeta britanike “Eurovision seks skandal”, Sanja ka përfunduar në orët e vona të natës së dytë të festivalit në dhomën e hotelit të përfaqësuesit britanik, e cila gjë i ka tronditur kolegët dhe organizatorët me sjelljen e këpngëtares serbe.
“Fytyra e Sanjës gjatë gjithë kohës ishin në drejtim të Joes. Ajo ishte e fiksuar në të dhe në fund ia arriti ta kishte në krah për disa orë”, ka thënë një burim për mediumin britanik. /Telegrafi/