Site icon Telegrafi

Plas sherri në një rrugë në Argjentinë – qytetarët shkelin rregullat e karantinës dhe përplasen me policinë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Argjentinë, ku një grup personash kanë sulmuar dy efektivë policie të cilët shkuan për t’i gjobitur për shkak se nuk po respektonin karantinën.

Episodi ndodhi në Berazategui dhe disa burra shihen duke i bërtitur policëve dhe duke i shtyrë ata.

Situata tensionohet dhe policët detyrohen të vendosin dorën te pistoleta e tyre, por pa e nxjerrë atë, përcjell javanews.al.

Në atë moment dëgjohet njëri nga burrat duke i thënë policit: “Pa hë, nxirre pistoletën”.

Ndërsa një tjetër thyen xhamin e makinës së policisë.

Policët detyrohen që të tërhiqen.

Ndryshe, në Argjentinë numërohen 2 200 raste me coronavirus dhe 97 viktima.

Exit mobile version