Telegrafi

Plas sherri në Budva, mediat e Beogradit: Shqiptari ngacmoi modelen serbe, u rrah nga miqtë e saj (Foto)

Starleta Tamara Djuric një nga të ashtuquajturat bukuroshe serbe, ka shkaktuar një incident të padëshiruar ndërkombëtar me një shqiptar, teksa pushonte në Budva. Modelja serbe ka qenë në praninë e miqve të saj, teksa i ka tërhequr vëmendjen një shqiptari.

Ky i fundit i është afruar për ta takuar dhe për të folur me të, por me kalimin e kohës sipas mediave ka filluar të bëhet agresiv.

Shqiptari është përpjekur të tërheqë me çdo kusht serben, por miqtë e Starletës, siç raportojnë mediat serbe, e kanë dhunuar shqiptarin dhe ai është detyruar të largohet pa e menduar më gjatë.

Të nesërmen, gjithmonë sipas mediave serbe, shqiptari u ka kërkuar falje miqve të serbes dhe u ka kërkuar atyre që t’ia çojnë vajzën në jahtin e tij, për të pranuar faljen.

“Ajo nuk dinte gjë dhe kur ka hipur në jaht dhe ka parë shqiptarin, është habitur. Shqiptari i kishte kërkuar falje dhe i ka thënë se dëshironte t’i falte jahtin, por vajza nuk ka pranuar”, – ka thënë një burim për gazetën serbe “Alo”.

Vetë vajza nuk është prononcuar në lidhje me këtë incident, çka edhe e vë në pikëpyetje vërtetësinë e incidentit. /bw/