Site icon Telegrafi

Plas nga inati pronari i Lamborghini Huracane: Humb garën nga një Nissan, sulmon konkurrentin (Video)

Në Queensland të Australisë është zhvilluar një garë shpejtësie, mes Lamborghini Huracane dhe një Nissan Skyline.

Mirëpo, pasi pronari i super-veturës është mundur dhe ka humbur mundësinë të fitojë afro pesëmijë euro, nuk ka mundur të përmbahet dhe e ka sulmuar shoferin kundërshtar, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni agresivitetin dhe grushtet, pasi makina tij luksoze dhe sportive që ka 602 kuajfuqi mbeti prapa.

Duket se ai ka qenë i bindur se është fitues, meqë Nissan ka nën kapak motorin që arrin deri në 500 kuajfuqi.

“Po që se ke para, nuk do të thotë se mundesh edhe të fitosh garën. Rregullat e rrugës nuk ta lejojnë fitoren edhe nëse ke veturë më të mirë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version