Site icon Telegrafi

“Plantacioni i drogës në Pejë” – nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar, të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohen për përfshirje në aktivitete kriminale të lidhura me narkotikët.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit kërkohen për përfshirje në dy vepra penale: Kultivimi i bimëve narkotike dhe shitblerja e narkotikëve.

Personat e kërkuar janë identifikuar si: Engjellush Ibrahimi (1985), Erion Etemaj (1990), Eldi Mykaj (1997), Mirjon Qokli (1997), dhe Albano Saliu (1991).

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarve, të kontaktojnë autoritetet përmes numrave të emergjencës: 192 ose 038 550 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose e-mailit zyrtar: info@kosovopolice.com.

Gjatë një aksioni të përbashkët më 27 shtator 2024, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Pejës sekuestruan mbi një ton drogë në vlerë prej rreth 5 milionë euro në rajonin e Pejës, ku një shtetas i Shqipërisë u arrestua në flagrancë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për zbulimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim./Telegrafi/

Exit mobile version