Site icon Telegrafi

Planifikuan sulm terrorist në Paris; Vritet një grua, arrestohen dy të tjera

Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje nga policia franceze mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy të tjera janë arrestuar.

Mediat franceze raportojnë se ato po planifikonin një sulm terrorist para se forcat t’i kapnin në Boussy-Saint-Antoine, në jug të Parisit.

Dyshohet se viktima dhe dy femrat e arrestuara kanë pasur lidhje me makinën e gjetur fundjavën e kaluar e parkuar pranë Katedrales së Notre-Dame, mjeti tip “Peugeot 607”, pa targa, ishte e mbushur me bombola gazi.

Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre femrave, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.

Sapo forcat e policisë i janë afruar treshes, njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur një efektiv, kolegët e këtij të fundit kanë reaguar duke e qëlluar me armë duke i shkaktuar plagë vdekje prurëse.

Nga sa raportojnë mediat franceze mësohet se e dyshuara për terrorizëm ka ndërruar jetë në spital ku kishte mbërritur në gjendje kritike për jetën.

Exit mobile version