Telegrafi

“Planifikonte” të kryente sulm me acid, një grup të rinjsh e bëjnë për spital në rrugët e Londrës (Video, +18)

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një grup të rinjsh rrahin brutalisht një burrë, të cilët pretendojnë se e kanë parandaluar të kryente një sulm me acid.

I dyshuari shihet duke u grushtuar e shqelmuar nga të rinjtë para stacionit të trenit në Maryland në pjesën lindore të Londrës, ku sikur kjo të mos u mjaftonte – ata i hedhin në trup edhe një shishe me qumësht, transmeton Telegrafi.

Sipas këtyre të rinjve, ata kishin arritur ta ndalin burrin disa sekonda para se të kryente një sulm me acid, duke mos specifikuar se kush ishte cak i këtij sulmi.

Edhe pse e godasin pandërprerë, viktima arrin të ngritet në këmbë dhe të ikë nga vendi i ngjarjes me biçikletën që e kishte marrë me qira.

Ndërkaq policia metropolitane e kontaktuar nga Daily Mail ka njoftuar se nuk është raportuar kurrfarë sulmi fizik ndaj ndonjë personi. /Telegrafi/