Një Çeçen i akuzuar se po planifikonte vrasjen e Presidentit rus, Vladimir Putin, është plagosur ndërsa gruaja e tij u vra në një atentat pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Adam Osmayev, i plagosur në këmbë, ka deklaruar se bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje në kokë.
Një breshëri plumbash janë derdhur mbi makinën e tyre pranë fshatin Hlevaha në Ukrainë, transmeton tch.
Okuyeva kishte statusin e heroit në Ukrainë, pasi kishte luftuar kundër rebelëve pro-rus.