Telegrafi

Planifikoni që ta blini iPhone-in e ri? Apo mendoni se është humbje kot e parave?

Kur telefonat e ri të iPhone do të jenë në dispozicion më vonë gjatë muajit, këto pajisje to të vijnë me një version të ri të sistemit operativ të Apple. I prezantuar për herë të parë në WWDC gjatë muajit qershor, iOS 16 do ti bije disa ndryshime të dukshme, duke përfshirë këtu edhe personalizimin e “lockscreen”.

Pas 2 vitesh duke “mos e lënë askënd prapa” – iOS 13, 14 dhe 15 të gjitha i fuqizuan edhe modelet e vjetra, duke përfshirë edhe modelin e vitit 2015, iPhone 6s – por disa përdorues do të lihen “në të ftohtë” këtë vit, pasi që Apple i largoi nga lista iPhone 6s, gjeneratën e parë të iPhone SE dhe iPhone 7 nga lista e pajisjeve të përputhura, gjë që do të thotë se përdoruesit e Apple iu nevojitet iPhone ose një pajisje më e re për ta pasur iOS-in më të ri.

Siç tregon grafiku i parë, nga Statista thonë se Apple ka bërë një punë të mirë përgjatë viteve duke i mbajtur nën procesin e përsëritur pajisjet më të vjetra për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Përderisa iPhone-i origjinal dhe iPhone 3G morën 2 përditësime të mëdha të iOS, dhe modelet e mëvonshme zakonisht merrnin përditësime të softuerit për 5 deri në 6 vite.

Apple gjithashtu ka “liruar” disa nga modelet e vjetra, duke ndërprerë seritë e iPhone 11, iPhone 12 mini dhe iPhone 13 Pro. Edhe me “zhdukjen” e modeleve të lartpërmendura, Apple tani ka një iPhone pothuajse për të gjitha buxhetet, duke filluar me iPhone SE buxhetor me çmim prej 423 eurove e deri tek telefoni më i shtrenjtë iPhone 14 Pro Max me 1TB me një çmim prej 1578 eurove.

Apple ishte kritikuar për shumë vite për shkak të furnizimit ekskluziv për tregun e nivelit të lartë, duke e bërë shumë të vështirë për kompaninë që të fitojë tërheqje në tregjet në ngritje. Megjithatë, kompania e ka përshtatur strategjinë e saj duke ofruar një gamë më të kompletuar të telefonave.

Mbajtja e modeleve të viteve të kaluara me çmime të reduktuara është bërë strategjia kryesore e Apple për tërheqjen e blerësve të ndjeshëm ndaj çmimeve, përderisa linja e iPhone SE mbetet “bileta më e lirë” për në ekosistemin e Apple. /Telegrafi/