Telegrafi

Planifikoi sulm vetëvrasës, por hoqi dorë në momentin e fundit

Salah Abdeslam, shefi operacioneve të sulmeve terroriste në Paris, kishte planifikuar për të kryer një sulm vetëvrasës më 13 nëntor 2015 në Paris, por hoqi dorë në momentin e fundit nga ky plan.

Atë mbrëmje janë kryer disa shpërthime dhe sulme të armatosura në restorante, bare, stadiume e sallë koncerti në Bataclan në Paris, ku vranë 130 njerëz, ndërsa Abdeslam ka menduar të kryejë një tjetër sulm.

Plani ishte që ai të aktivizonte jelekun-bombë e të kryejë sulm vetëvrasës në Stade de France, tha prokurori Francois Molins, duke shtuar se Abdeslam po bashkëpunon me Policinë dhe hetuesit, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

Policia nuk zbulon detajet që çuan në vendimin e tij për të heq dorë nga sulmi vetëvrasës.

Ju përkujtojmë se Salah Abdeslam, pas sulmit terrorist në Paris, arriti të ikte nga Franca. Dhe, pasi në mënyrë të përsëritur iu arratis forcave policore, u arrestua të premten në një operacion të madh të Policisë në qytetin belg Molenbeek.

Ai është në paraburgimin me katër persona, përfshirë tre anëtarë të familjes që i dhanë atij strehim në Molenbeek, ku u rrit dhe jetoi para sulmit.

Drejtësia belge ka ngritur akuza kundër 26-vjeçarit i cili ka pranuar se ishte në Paris më 13 nëntor 2015.

Franca ka kërkuar dorëzimin urgjent, por avokati i tij tha se do të refuzojë ekstradimin. /Telegrafi/