Telegrafi

Planifikohet instalimi i rrjetit në tunelet nëntokësore të Londrës, përmes tyre do të shpërndahen 600 milionë pako mallra në vit

Një kompani britanike e transportit pritet të instaloj rrjetin e saj nëpër tunelet nëntokësore të kryeqytetit anglez, ku përmes tyre planifikon të dërgojë më shumë se 600 milionë pako në vit nëpër shtëpitë e Londrës.

Magway me seli në Wembley të Londrës është themeluar në vitin 2017 nga Rupert Cruise, një inxhinier që ka punuar në projektin e Elon Musk, Hyperloop, transmeton Telegrafi.

Sipas tij një seri e tuneleve nëntokësore që do kishin kapacitete që përmes tyre të kryhen 72 mijë pako për orë, duke përdorur fushën magnetike ku mjeti transportues do të mund të lëviz me 40 milje në orë.

Kjo ju mundëson shpërndarësve një transport të lirë të mallrave dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, një gjë e tillë mund të realizohet pas tre viteve. /Telegrafi/