Karim Benzema me golin e shënuar në minutën e 89-të, i dha fitoren skuadrës së Zinedine Zidanes.
Ndeshja u mbyll 3-2 ndaj Huescas, ndërsa trajneri francez vazhdoi ta vlerësojë skuadrën.
Zidane ka futur në dy ndeshjet prej që është kthyer 19 lojtarë në skuadër.
Ai është duke i provuar të gjithë, që ta ketë një mendim të saktë në fund të sezonit.
Deri tani vetëm gjashtë lojtarë nuk kanë luajtur nën drejtimin e Zidanes.
Lista përfshin emra si Thibaut Courtois, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior që janë përjashtuar shkaku i dëmtimeve.
Casemiro është i pezulluar, ndërsa Sergio Reguilo dhe Jesus Vallejo nuk kanë pas minuta. /Telegrafi/