Site icon Telegrafi

Plani i Serbisë, përmes Shqipërisë të anashkalohet Kosova

Serbia dëshiron që ta anashkalojë Kosovën në bashkëpunim rajonal, duke e zëvendësuar atë me Shqipërinë.

Madje, Serbia dhe Shqipëria pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri.

Njohësit e rrethanave politike në rajon thonë se Kosova nuk mund të anashkalohet nga shtetet fqinje për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas tyre Shqipëria nuk duhet të bjerë në “grackën” e Serbisë për të injoruar Kosovën.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se parimisht kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës janë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Ballkan, duke mos e përjashtuar as Serbinë.

Madje, sipas tij, ky është një obligim i vendeve të rajonit karshi Bashkimit Evropian dhe Serbia nuk mund ta përmbushë këtë obligim duke e anashkaluar Kosovën dhe duke e kompensuar me Shqipërinë.

Exit mobile version