Në këtë diskutim publik banorët treguan për problemet e krijuara nga mos planifikimi i mirëfilltë i lagjeve dhe mos zbatimi në masë të konsiderueshme të planit rregullues Komuna e Prishtinës.
Banorët propozuan ide të ndryshe për përmirësimin dhe zhvillimin e lagjes Mati 2. Ata kërkuan nga Komuna që lagjja e tyre të mos pësojë problemet e lagjes Mati 1.
Përveçse kërkuan planifikim të mirëfilltë të lagjes dhe infrastrukturë adekuate, propozuan edhe që në pjesët ku tashmë janë ndërtuar shtëpitë individuale, të ndalohet ndërtimi i banesave të larta kolektive. Banorët pjesëmarrës në takim kërkuan edhe që ndërtimi i banesave të larta të bëhet vetëm në pjesë të caktuara të lagjes.
Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese thotë se do të marrë parasysh të gjitha kërkesat dhe propozimet që parashtruan qytetarët dhe do të organizojë edhe takime të tjera me banorët e lagjes, në mënyrë që ata të përfshihen sa më shumë në vendimmarrje. /Telegrafi/