Telegrafi

Plani i Rooneyt për ta bërë familjen e tij më të pasur se Beckham, me marrëveshjen shumëmilionëshe të marketingut

Coleen dhe Wayne Rooney (Foto: Getty Images)

Wayne Rooney thuhet se ka arritur marrëveshje multi-milionëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do ta tejkalonte atë të David Beckhamit.

Futbollisti anglez, i cili këtë verë nënshkroi për klubin nga Washingtoni, DC United, pritet të fitojë pasuri të majme me gjigantin e marketingut, Octagon.

Wayne dhe Coleen Rooney (Foto: Getty Images)

Sipas The Sun, marrëveshja do të nënshkruhet në ditët në vijim, ndërsa 32-vjeçari do të bëhet njëri prej futbollistëve më të pasur në SHBA.

Në bazë të marrëveshjes, Rooney, i cili në Amerikë ka shkuar së bashku me gruan Coleen dhe katër fëmijët e tyre, mund të përfitojë duke u shfaqur në shou televizivë, si edhe në reklama për produkte sportive, ushqim, telefona dhe automjete.

Familja Beckham fitoi shumë pasuri kur ish-futbollisti u transferua në Amerikë (Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Lajmet për ROONEY

Në këtë mënyrë, Wayne dhe familja e tij mund të përfitojnë shumë më tepër se Beckham, i cili pas transferimit te LA Galaxy në vitin 2007, përfitoi 195 milionë euro nga marrëveshjet e marketingut.

Përfitimet e Rooneyt pritet të jenë trefish më të mëdha se ato të David me mundësinë që të hyrat të shtohen akoma më shumë.

Coleen Rooney (Foto: Getty Images)

“Gjërat po shkojnë shumë mirë për Wayne dhe familjen e tij deri më tani dhe atij i pëlqen jeta në Amerikë. Kjo marrëveshje ka qenë thelbësore në planin e tij dhe të Coleen për të shkuar atje dhe do t’i hapë ata te një publik krejtësisht i ri”.

“Marrëveshjet reklamuese do t’i përfshijnë gjithë anëtarët e familjes Rooney. Brendet tashmë po presin në radhë që të bashkëpunojnë me të – madje po flitet edhe për serial real televiziv”, ka thënë për The Sun një burim i afërt me futbollistin. /Telegrafi/