Telegrafi

Plani i Real Madridit për Luka Modricin është i qartë, por disa e shohin si shumë të gabuar

Prej muajsh mediat spanjolle shkruajnë se çfarë do të ndodhë me Luka Modric në fund të sezonit.

Mendimet e gazetarëve spanjoll janë të ndryshme dhe tekstet e tyre shkojnë në disa drejtime, nga ai që mesfushori kroat do të largohet nga klubi më 30 qershor,  deri tek ata që besojnë se ai do të qëndrojë edhe për një sezon.

Ndërkohë, as klubi dhe as kroati nuk e thonë atë që kanë vendosur mes tyre.

Gazetari i Marca, Juan Ignacio Garcia-Ochoa thekson në artikullin e sotëm për Modric dhe situatën e tij se Reali nuk dëshiron t’i tregojë ikonës së tij se ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë, por me durim pret momentin kur Modric do të vijë dhe do të njoftojë largimin e tij.

Real Madridi nuk guxon t’i thotë Modricit të largohet sepse do të rezultonte se ata po e shtyjnë dhe për kundër kësaj, ata po presin që Modric të thotë se po largohet sepse nuk ka marrë kontratë të re.

Lexo po ashtu Real Madrid ka gjetur pasuesin ideal të Modric – ai vjen nga kampionati portugez

Kur ka mbetur edhe pak kohë, gjasat janë më shumë që ai të largohet, por është një mundësi shumë e vogël që kroati të vazhdojë edhe për një vit.

Shumë e shohin si të gabuar planin që mbretërit ta largojnë kroatin, pasi edhe pse për pak minuta në fushë ai mund ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. /Telegrafi/