Site icon Telegrafi

Plani i Putinit gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Vladimir Putin do të shfrytëzojë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sulmuar fuqishëm qytetin sirian të Aleppos.

Kështu deklarojnë burimet e inteligjencës për “The Times”.

Lideri rus shpreson që shpërqendrimi do të mund t’i sigurojë atij fitoren, në qytetin që mbahet nga rebelët që prej mesi i Janarit.

Sipas burimeve për të përditshmen “The Times”, Putin mund të nisë nga sulmet që këtë javë.

Aeroplanmbajtësja e vetme e Moskës, që është rrugës për të sulmuar pozicionet e rebelëve në Mesdhe, do të sulmojë ashpër mbi Aleppo në mbështetje të regjimit sirian.

Një akt i tillë do të ishte me pasoja të tmerrshme për 275 mijë personat që jetojnë në këtë zonë.

Ndërkohë, më herët u raportua se 3 nëndetëse ruse janë parë duke kaluar nëpërmjet detit irlandez, rrugës për t’iu bashkuar ofensivës kundër rebelëve në qytetin sirian. /tvklan.al

Exit mobile version