Kandidati i AAK-së për kryetari të Pejës, Fatmir Gashi, ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj është njeri i vendimmarrjes dhe se shumë shpejt do të shihet efekti që do të japë ai.
Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, përball gazetarit Fidan Rama, ai tha se qeverisja Haradinaj do të ketë punë shumë, sa nuk do të mjaftojnë tetë orë në ditë.
Gashi foli edhe për problemet e shumta në Pejë, për të cilat përmendi disa zgjidhje.
Lidhur me zhvillimin ekonomikë, për planin e tij përmendi edhe idenë se si pretendon të zbusë papunësinë, duke filluar nga kushtet infrastrukturore që do të bëhen përmes zonës industriale që do ta ndërtojnë.
Ai foli edhe për sistemin shëndetësor, duke thënë se komuna duhet të ofrojë buxhet që të mos ketë probleme me barëra esenciale. /RTV D/Telegrafi/