Site icon Telegrafi

Plani për rrëmbimin e 49-vjeçarit në Sarandë, reagon ministri i Brenshëm

Policia e Sarandës parandaloi një ngjarje të rëndë, pasi katër shtetas që ishin armatosur dhe bërë gati për rrëmbimin e një 49-vjeçari për motive të dobëta u arrestuan në flagrancë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përgëzon Policinë e Shtetit në Saranda dhe thekson faktin se Policia duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Katër shtetasit e arrestuar në flagrancë janë Juljan Brinja, Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe Angelos Tsimperis, e po ashtu u sekuestrua armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe lidhëse plastike.

Reagim i Ministrit të Brendshëm:

Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Përgëzoj Policinë e Shtetit Sarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur.

Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. /Telegrafi/

Exit mobile version