Evertoni ka në plan të bëjë lëvizje, që të kthehet në një nga klubet më të forta të futbollit anglez, pse jo edhe nga ato klube që pretendojnë titullin e Ligës Premier.
Ardhja e Carlo Ancelotti ishte vetëm hapi i parë i kësaj rruge, dhe tani ata po kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre me talente të nivelit elitar.
Klubi dhe trajneri kanë analizuar disa emra dhe kanë hartuar një listë të objektivave të transferimit, ku aty janë edhe emrat e Gareth Bale dhe James Rodriguez që aktualisht janë pjesë e Real Madridit.
Ancelotti ishte në gjendje të merrte më të mirn nga Bale dhe James sa ishte trajner i tyre në Spanjë.
Bale ka akoma dy vjet me kontratën e tij në Santiago Bernabeu, ndërsa kolumbiani ka vetëm një dhe marrja e tyre nuk do të ishte shumë problem.
Një pengesë që duhet ta kapërcej Everton është paga e Bale, por presidenti i klubit, Farhad Moshiri, duket se është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të gjatë në mënyrë qa kthej yylin uellsian në Angli. /Telegrafi/