Plani i komunës së Kaçanikut për mësimin me fëmijët e mërgimtarëve në shkollën e Kovaçevcit gjatë verës, ka dështuar si pasojë e mungesës së lajmërimit të të interesuarve për pjesëmarrje.
Deri në 50 sa ishin planifikuar të marrin pjesë, janë lajmëruar më pak se pesë mërgimtarë që t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë projekt, raporton Klan Kosova.
Kjo sipas organizatorëve ka qenë e papritur meqë të gjitha përgatitjet ishin bërë, derisa disa bashkatdhetarë thonë se shkak i dështimit ka mundur të jetë mungesa e informimit.
Deri në vitin tjetër nga shkolla do të kujdesen për sensibilizim e informim, në mënyrë që programi të realizohet në tjetrën verë.