Telegrafi

Plani i Obamës për stimulimin e ekonomisë do të arrijë 850 miliardë dollarë

Burimi, i cili ka kërkuar anonimitet, ka refuzuar të japë më shumë detaje për propozim-ligjin, e përgatitur nga liderë të demokratëve në Kongres dhe bashkëpunëtor të Obamës. Sipas tij, është e mundur që plani të prezantohet nga dita e sotme.

Pritet që ligji të përfshijë kombinime nga zvogëlimet e taksave, financim shtetëror të projekteve ndërtimore në të gjithë vendin dhe dhënien e përkrahjes së shteteve.

Qëllimi i tij është që të japë ose të ruajë tre milionë vende pune dhe ta nxjerrë SHBA-në nga recesioni.