Telegrafi

Plani i BE-së, gazsjellës përmes Shqipërisë dhe Kosovës

Sipas mediave londineze, në 2009, BE-ja do të krijojë një konsorcium të veçantë të kompanive evropiane, të cilat do të blejnë gaz nga rajoni i Detit Kaspik dhe nga Azerbajxhani, përmes Turqisë, vendeve të Ballkanit dhe Austrisë do ta transferojnë në Evropë.

Transporti i gazit të mesëm aziatik për vendet perëndimore duhet të fillojë nga viti 2013, ndërsa BE parashikon dy rrugë kalimi.

E para, kalon përmes Rumanisë dhe Hungarisë, ndërsa e dyta përmes Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, BeH-së, Kroacisë dhe Sllovenisë. Vlera e gjithë projektit llogaritet në 2 trilionë euro/SHQIP/