Telegrafi

Plani i Emeryt për ta përfshirë Nicolas Pepen në formacion që në ndeshjen kundër Newcastle

Unai Emery (Foto: Getty Images/Guliver/The Sun)

Arsenali është mysafir i Newcastle Unitedit në ndeshjen e parë të sezonit 2019/2020 në Ligën Premier që zhvillohet të dielën (11 gusht).

Trajneri Unai Emery e ka bërë të ditur planin e tij për përfshirjen në skuadër të transferimit të ri të Topçinjve, Nicolas Pepe.

24-vjeçari kaloi në Emirates për 72 milionë funte (78 milionë euro) nga Lille, ndërsa gjatë ditëve të para është stërvitur ndaras, teksa me pjesën tjetër të ekipit do të ushtrojë në ditët në vijim.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit ndaj Newcastle (Foto: The Sun)

“(Pepe) po stërvitet me ne qe dy ditë ndaras, ndërsa sot kemi biseduar dhe ishte më mirë që të vazhdonte të punojë vet në Colney”.

“Nesër (e martë) do të stërvitemi bashkë dhe mendoj se çdo ditë për të dhe për ne është informacion për gjendjen e tij për stërvitjen e radhës apo ndeshjen e radhës”, ka thënë Emery. /Telegrafi/

Formacioni alternativ i Arsenalit ndaj Newcastle (Foto: The Sun)