Telegrafi

Plani duhet të fuqizoj sektorin privat

Ai i ka thënë gazetës “Epoka e Re” se programi ekonomik qeveritar parasheh realizimin e misionit nëpërmjet katër shtyllave kryesore që shkojnë drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. “Përcaktimet zhvillimore për një zhvillim të qëndrueshëm substancial ekonomik duhen orientuar drejt fuqizimit të mëtejmë të sektorit privat, rritjes së konkurrencës biznesore, përmirësimit të kushteve thelbësore për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e brendshme dhe ato të drejtpërdrejta nga jashtë, përmirësimin e ambientit dhe imazhit për investime duke krijuar një ambient stabil dhe të sigurt, si dhe ndryshimin e disa instrumenteve politike të objektivave makroekonomike”, ka thënë ai.

Sipas Skënderit, programi ekonomik është mjaft vizionar nëse qeveria përdorë fuqishëm dhe drejt mekanizmat ekonomikë të lartpërmendur. “Objektivat makroekonomike do të mund të realizohen, në të kundërtën ato mund të mbeten vetëm si të shkruara në letër, dhe asgjë më shumë. Mendoj se në këtë drejtim institucionet duhet të fuqizohen edhe më shumë me resurse humane të nivelit të ekspertëve”, ka vlerësuar Skënderi.

Qëllimi i fundit i këtij programi, sipas tij, duhet të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, gjenerimi i vendeve të reja të punës, përmirësimi i pozitës sociale të qytetarëve me theks ulja e varfërisë. /Telegrafi/