Site icon Telegrafi

Plani dinak i Juventusit për të siguruar Zirkzeen

Juventusi është seriozisht i interesuar për nënshkrimin me yllin e Bolognas, Joshua Zirkzee dhe ka zhvilluar një strategji dinake për të kapur objektivin e Milanit dhe Arsenalit, zbulon Gianluca Di Marzio.

Sulmuesi holandez 22-vjeçar është një nga temat më të nxehta përpara afatit kalimtar të verës, me një listë të gjatë të klubeve në Itali dhe në mbarë Evropën të interesuara për të siguruar nënshkrimin e tij.

Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola në 28 ndeshje në Serie A me Bolognan e Thiago Mottas.

Të enjten, Gazzetta dello Sport raportoi se Zirkzee kishte vendosur t’i jepte përparësi një lëvizjeje te Milani gjatë verës dhe kishte informuar agjentët e tij që të fillonin të vendosnin themelet për një transferim, duke preferuar një lëvizje te kuqezinjtë sesa te klube si Arsenali, Juventus dhe Manchester United.

Di Marzio zbuloi se si Juventusi ka filluar të bëjë lëvizje konkrete në një përpjekje për të kapur Zirkzee këtë verë, duke ushtruar presion mbi Bayern Munich.

Lexo po ashtu Zirkzee zgjedh skuadrën e preferuar duke refuzuar tre gjigantë tjerë evropianë

Zonja e Vjetër po e shtyn klubin gjermane të aktivizojë klauzolën e kthimit prej 40 milionë eurosh, duke i lejuar dy gjigantët të negociojnë mes njëri-tjetrit, pasi bavarezët duan të riun e Juventusin që luan në huazim te Frosinone, Matias Soule.

Arsenali është gjithashtu serioz për sulmuesin holandez 22-vjeçar dhe ka përgatitur një kontratë me vlerë rreth 6 milionë euro neto në sezon.

Milani është gjithashtu në garë, por duhet shes përpara se të bëjë ofertë. /Telegrafi/

Exit mobile version