Frank Lampard po mendon t’i largojë disa lojtarë në këtë verë nga Chelsea.
Sipas mediave në Angli, The Blues mund të shesin deri në dhjetë lojtarë, për të financuar prurjet e reja në Stamford Bridge.
Skuadra londineze kishte një formë mesatare në këtë sezon, derisa pika e tyre më e dobët ishte mbrojtja, duke pranuar 54 gola.
Kurt Zouma, Andreas Christensen, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso së bashku me N ‘Golo Kanten, mund të largohen nga Chelsea në këtë verë.
Blutë tashmë kanë transferuar Timo Wernerin dhe Hakim Ziyechin, gjersa janë shumë afër edhe Kai Havertzit nga Bayer Leverkuseni.
Në rast se Chelsea i shet këta lojtarë, atëherë do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë euro për transferime. /Telegrafi/