Temperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi meteorologjik britanik.
Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës.
Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë.
Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 në Paris që udhëzon shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i rishikojnë strategjitë për energjinë mund të jetë edhe pjesë qenësore e angazhimit të këtyre shteteve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja nuk është nënshkruar nga Kosova për shkak të statusit që ajo mban në raport me Organizatën e Kombeve të Bashkuara mirëpo është e paraparë që edhe Kosova të bëjë ndryshime në raport me planin energjetik për mbrojtjen e ambientit.
Ulrike Lunacek, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, kohë më parë ka thë në se gjendja energjetike e Kosovës është një indikator në kualitetin e jetës së qytetarëve si dhe ka propozuar ndryshime sipas saj të nevojshme.
“Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën ka shprehur shqetësimin për gjendjen energjetike në Kosovë e cila ka efekt negative në jetën e përditshme të qytetarëve. Reformat madhore për të rritur efiçiencën dhe qëndrueshmërinë e furnizimit përmes investimeve janë të nevojshme dhe kjo vlen për të gjithë rajonin”, ka thënë Lunacek.