Site icon Telegrafi

Planet e ministrit Mançevski për administratën e mbingarkuar nga punësimet (Video)

Nuk ka paga për ata institucione të cilat nuk i kanë numëruar punëtorët.

Ende nuk ka një pikë përfundimtare për personat që janë të paraqitur sikur të punësuar në administratë ndërsa ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski në intervistën e mbrëmshme për Radio Evropën e Lirë (REL) tha se fajtorë për të dhënat e gabuara janë instuticionet e tjera.

Mançevski thotë se institucionet dhe personat që i menaxhojnë ato, nëse nuk i futin të dhënat për punonjësit e tyre në sistemin e informacionit për menaxhimin e burimeve njerëzore, nuk do të marrin pagë.

Ministri thekson se kjo është dëshmuar shumë herë deri tani, nëpërmjet informacioneve, vendimeve të qeverisë dhe të ngjajshme, dhe situata ka pësuar ndryshime, por kjo nuk do të thotë se është e sigurtë, pasi që me raportin që duhet ta dorëzojnë në muajin mars, për vitin e kaluar, ata do të jenë në gjendje të thonë se numri i përgjithmshëm do të vijë nga sistemi ose do të merret nga krahasimi i të dhënave.

Shifra që duhet marrë është e përafërt, por jo përfundimtare. Administrata është e mbingarkuar me punësime, por nuk do të ketë pushime nga puna. Nga viti që do të vijë tejkalimi i administratës do t’i ofrohet sektorit privat të cilët do të marrin subvencione për pranimin e tyre, tha ministri Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version