Të martën mbrëma, Manchester City është nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në konferencën për shtyp, Pep Guardiola ka thënë se mundësia më e mirë e lojtarëve të tij për ta ndalur Erling Haalandin është që t’i pamundësojnë rastet.
Talenti norvegjez i ka shënuar 33 gola në 32 paraqitje për klubin gjerman këtë sezon dhe ai tashmë kërkohet nga të gjitha klubet e mëdha duke përfshirë edhe Citizens.
Pep Guardiola on Erling Haaland: “A blind guy can realise he is a good striker, it is not necessary to be a manager." [via @footballdaily]pic.twitter.com/WIPQrR2Zd1
— City Xtra (@City_Xtra) April 5, 2021
“Ai është fantastik, të gjithë e dinë këtë. Edhe një i verbër mund ta kuptojë se ai është fantastik, nuk është e domosdoshme të jesh trajner për ta kuptuar këtë”.
“Sulmuesit që shënojnë gola, do të shënojnë më shumë gola kur janë në zonën tonë. Kur zhvillojnë më shumë minuta sa më larg zonës sonë, atëherë kanë më pak raste”.
“Jo vetëm Haaland – Vardy, Salah, Gabriel (Jesus), Aguero – të gjithë sulmuesit anekënd botës duan të jenë aty sa më shumë që është e mundur. Prandaj, mënyra më e mirë (për t’i ndalur) është duke i penguar që të mos jenë aty (në zonën tonë)”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/