Telegrafi

Plane dhe ide se si të ringjallet Shkupi në prag të Super Kupës Evropiane (Video)

Në periudhën verore duhet të rritet oferta kulturore – argëtuese nëpër kafenetë e Shkupit, kështu thanë pronarët e disa kafeneve të Shkupit dhe kryetari i qytetit, Koce Trajanovski . Ai u shpreh se qëllimi është që në muajin gusht kafenetë e qytetit të ofrojnë zbavitje pasi që edhe afrohet Super Kupa dhe festivali “Pivolend”.

“Më 8 gusht në Shkup do të mbahet Super Kupa diçka që është fantastike për Qytetin e Shkupit. Prej 7 deri më 12 gusht do të mbahet Pivolendi dhe praktikisht prej atëherë do të fillojë zbavitja e madhe në Shkup”, tha Trajanovski.

Në këto ditë të nxehta një numër i vogël i qytetarëve vendosin të ulen nëpër kafene. Mund të vërehen kafene të zbrazura nëpër qytet. Pronari i një restorantit, Hasan Dautoviq thotë se Shkupi ka nevojë për ringjallje.

“Duam që ta ringjallim pak publikun në Shkup dhe jetën e natës ta ngritim në një nivel më të lartë. I falënderohem Qytetit të Shkupit që erdhën për t’i dëgjuar idetë tona, dhe shpresoj që më tutje do të ulemi dhe të bisedojmë përsëri. Atë që planifikojmë ne pronarët e restoranteve do ta zbatojmë për një kohë të shkurtër”, thotë Hasan Dautoviq, pronar i restorantit.

Ajo që paraqet problem për ne pronarët e restoranteve dhe kafeneve është parkimi i automjeteve rreth lumit Vardar. Për këtë problem, kryetari i qytetit të Shkupit, Trajanovski thotë se qyteti Shkupi planifikon të vendos shtylla të betonit, që të mos mund të futen automjetet në hapësirat afër kafeneve./TV21/