Site icon Telegrafi

Plakushi kalon gati 6.000 kilometra me biçikletë

John Damianit nga qyteti Delran i New Jerseyt i janë dashur gjashtë muaj ushtrime kondicioni për t’u përgatitur për vozitjen nëpër shtet. Ai ka filluar të merret me çiklizëm qysh prej moshës 40 vjeçare për të ruajtur shëndetin dhe kondicionin, ka thënë ai për mediat amerikane.

“Na janë dashur 50 ditë. Nganjëherë ngriheshim në ora katër të mëngjesit në mënyrë që në ora pesë të jemi në biçikleta”, ka thënë Damiano.

Plakushi aktualisht është duke pritur përgjigje nëse aventura e tij kualifikohet për Librin e rekordeve Guinness, e në ndërkohë po planifikon një rrugëtim të ri me biçikletë, nga Sankt Peterburgi në Rusi deri në Stamboll të Turqisë.

Exit mobile version