Pavarësisht se të gjithë njerëzit refuzojnë ta besojnë diçka të tillë, ueb-faqja “World News Daily Report” shkruan se Murasi është njeriu më i vjetër në botë dhe njeriu që ka jetuar më gjatë në të gjithë historinë e njerëzimit, tranmseton tetovasot.
I moshuari thotë se vdekja ka harruar ta marrë “Prej vitesh më kanë vdekur të gjithë nipër e mbesa, ndërsa vdekja më ka harruar mua”.
Sipas regjistrave të gjendjes civile, Mursai ka lindur në Bangalore më 6 janar të vitit 1835. Aktualisht ai jeton në Varanasi, ku punoi nga viti 1903 deri në vitin 1957, deri kur vendosi të dalë në pension në moshën 122-vjeçare.
“Vdekja më ka harruar. Tani kam humbur të gjitha shpresat për të vdekur”, thotë ai.