Site icon Telegrafi

Plaku shpenzon 3.000 euro kot për ta kthyer potencën

Plaku i dashuruar kishte dëgjuar në një reklamë televizive për “preparatin çudibërës” i cili kthen potencën për “vetëm” 3.000 euro. Ai e kishte porositur menjëherë ilaçin i cili pak kohë më pas i kishte arritur nga kryeqyteti rus i Moskës.

Pasi që kishte filluar ta pijë, Georgi kishte filluar ndihet i dobët, i plogësht dhe kishte dhimbje të tmerrshme të kokës. Përkundër problemeve, plaku kishte vazhduar të pijë “ilaçin”.

Kur e ka pirë tërë dozën dhe ka kuptuar se nuk ka asnjë efekt, ai ka vendosur t’i drejtohet prokurorit dhe tërë rastin ta paraqes në gjyq. Ai ka thënë se një firmë fantazmë nga Moska ia ka shkatërruar jetën, por shpreson se gruaja e tij e re do ta pranoj të tillë siç është.

Exit mobile version