Jack Ward nga Dorset i Anglisë, ka pasur një moment gëzimi, pasi i biri ia dha një zog rose që sapo kishte dalë nga veza.
Reagimi i 88-vjeçarit që vuan nga probleme mendore ishte mbresëlënës, kur i treguan se janë edhe disa të tjerë në inkubator, transmeton Telegrafi.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore, është marrë tërë jetën me kopshtari, ndërsa kohëve të fundit punonte si vullnetar në një fermë të zonës.
Meqenëse iu rëndua gjendja shëndetësore dhe nuk po mund të angazhohej, ndërsa për tre muaj e ka gruan në spital, Ward është ankuar se ndjehet shumë i vetmuar.
Më poshtë mund të shihni reagimin e tij, kur i biri e gëzon me zogun e vogël, si dhe e inkurajon se gjendja do t’i normalizohet. /Telegrafi/