Në Jiangsu të Kinës, një i moshuar e ka kaluar natën i ngecur në baltën e shtratit të lumit, sepse nuk ka pasur fuqi të lëvizë.
Burri 70-vjeçar ka qenë duke mbledhur shishe plastike, me shitjen e të cilave e siguron mbijetesën.
Sipas raportit të Policisë, trupi dhe koka e tij janë mbuluar nga balta, duke bërë që ai të mos vërehet se ndodhet aty, transmeton Telegrafi.
Vetëm njëra dorë e tij kishte mbetur jashtë dhe atë e kanë parë disa njerëz, që po shëtisnin në mëngjes dhe që kanë njoftuar forcat e rendit.
Megjithëse ka kaluar 12 ore i mbuluar në baltë, ai është nxjerrë dhe gjendja tij tani është nën kontroll. /Telegrafi/