Site icon Telegrafi

Plaku nga Ekuadori fitues i garës së gjumit

Pedro Soria Lopez (62 vjeçar) nga Ekuadori, jo vetëm që fjeti më së gjati në një sofa, por edhe gërhitja e tij ka qenë me forta, duke arritur në 70 decibel.

Gara interesante është organizuar nga shoqata nacionale spanjolle “Miqtë e siestas”. Spanjollët e quajnë siesta pushimin e pasdites, që siç është dëshmuar edhe nga shkenca, është shumë e mirë për shëndetin, e sidomos për zemrën.

Për nëntë ditë kanë garuar 360 veta, njoftoi BBC. Pjesëmarrësit shtriheshin në sofa, derisa mjekët ua matnin pulsin, për të kontrolluar nëse janë në gjumë. Referat shpërblyen garuesit që fjetën më së shpejti, pozën më origjinale gjatë fjetjes dhe gjumashin e veshur më së miri. /Telegrafi/

Exit mobile version